The Chocoland Fair

The Chocoland Fair

Panairi i parë i çokollatës në vend u përmbyll me sukses!
Për 3 ditë rresht, Chocoland i dhuroi Fierit një atmosferë të jashtëzakonshme. Sheshi i qytetit u kthye në një “fabrikë çokollate” ku vetë krijuesit ishin publiku. Pjesëmarrësit gjatë këtij panairi ishin të shumtë dhe të grupmoshave të ndryshme dhe secili prej tyre pati mundësinë të merrnin pjesë në krijimin e çokollatës. Por sigurisht qytetarët patën orientimet më të mira nga mjeshtrat e çokollatës italianë dhe vendas.

Dita e parë e panairit nisi me historikun e këtij produkti që ka ëmbëlsuar botën. Gilberto Morra, presidenti i “Compania del Chioccolato”, prezantoi për publikun gjenezën e çokollatës dhe kakaos për të gjithë veshët kureshtarë.

Po ashtu akaedemiku shfrytëzoi hapësirën e banakut të tij për t’u falur vizitorëve eksperiencën e shijimit të çokollatës duke u shpjeguar prejardhjen, përbërjen dhe mënyrën si duhet ngrënë secila produkt.

Roli i Gilbertos në panairet e ardhshme të zinxhirit që sapo ka nisur i Chocoland, do të jetë të japë leksione studentëve që kanë zgjedhur artin e të bërit çokollatë

The Chocoland Fair

“Qëllimi pse kam zgjedhur të marr pjesë në Shqipëri, si në të gjitha qytetet e tjera të botës është për të treguar një histori magjepsëse, ajo ku të provosh dhe të hash çokollatë nuk është thjesht një veprim gastronomik, por është një akt kulturor. Pasi në çokollatë janë të gjitha vendet që prodhojne kakao në botë, bashkë me njerëzit dhe historitë e tyre.” – u shpreh Morra.

Një përfaqësues i denjë shqiptar në këtë drejtim ishte Chef Ilir Hysa. i cili i është dedikuar çokollatës dhe pasticerisë prej 7 vitesh, i trajnuar në Itali dhe Francë për çokollatës artizanale dhe është promovues e krijues i asaj shqiptare.

Angela De Luca, drejtore dhe CEO e shkollës Quinta Forma, u angazhua me fëmijët e Fierit të cilët formuan me duart e tyre çokollatat, duke u dhuruar kështu një përvojë të paharrueshme. Fituesja e kësaj minigare, ishte vogëlushja Elena Sema, e cila u vlerësua me çmim. Loja vijoi edhe ditën e dytë, ku punonjësit e Credins Bank së bashku me fëmijët e tyre përgtitën po ashtu një pjesë të procesit duke u argëtuar dhe shijuar produktet.

De Luca, një nga akademiket më të mira në shkollat italiane përsa i përket prodhimit dhe përpunimit artizanal të çokollatës, ndau teknikat e saj me bizneset vendase duke sjellë një eksperiencë të vlefshme në këtë fushë.

Chocolatieri Andrea Castini, njëkohësisht konsulent, trajner dhe zotërues i Marc Mastri Artigiani, në Piedmont të Italisë, luajti një rol të rëndësishëm duke qenë prezen përgjatë tre ditëe të panairit për të demostruar hap pas hapi proceset e përgatitjes, ku prodhoi çokollata të formave, shijeve e teknikave të ndryshme. Castini pasuroi shijen e çokollatave me produktet që solli nga Venezuela, Republika Domenikane, Brazili, etj. Një hallkë kyçe në proceset e përgatitjes ishin produktet vendase, të cilat u mundësuan nga stendat e bizneseve pjesëmarrëse, ku mund të përmendin Daily Fresh, pasticeri Bleta, pasticeri Rustemi, ferma Semanjaku, kantina Faba etj.

Nëpërmjet këtyre lidhjeve u promovuan bizneset vendase dhe u krijuan ura bashkëpunimi mes tyre dhe simotrave italiane.

Aktivitetet e shumta në Chocoland tërhoqën edhe vëmendjen e mediave lokale duke qenë prezent me transmetimet live në radio dhe television.

Aldek Italia e Bea Marketing si krijues dhe organizatorë, Bashkia Fier, Credins Bank, Vizito Fierin, Compania del Chioccolato, Marc, Quinta Forma, Chocolate Way, si bashkëpuntorë, ishin ata që bënë të mundur realizimit të këtij projekti gjigand.

Bea Marketing realizoi anën teknike të eventit, duke përfshirë ndriçimin, foninë, brandimet, ledwall, materiale promocionale, ideim dhe mbikqyrje të mbarëvajtjes së aktiviteteve, duke mbuluar gjithashtu edhe xhirimet, foto, video e dron.

 Bizneset pjesëmarrëse patën disa benefite, duke nisur nga shitjet, promovimi, krijimi i lidhjeve mes klientëve të rinj dhe bizneseve të tjera shqiptare apo të huaja

Ky panair shërbeu si një shkëmbim kulturor, duke hedhur kështu themelet e një vargu panairesh që do të lulëzojnë në çdo qytet të Shqipërisë nën logon e Chocoland.

“Happiness. Simple as a glass of chocolate or tortuous as the heart. Bitter. Sweet. Alive.”

Joanne Harris